Vlorë, vritet roja e pallatit në ndërtim e sipër, pamjet e para nga vendi i ngjarjes!

Vlorë, vritet roja e pallatit në ndërtim e sipër, pamjet e para nga vendi i ngjarjes!

Syri sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e 58 vjeçarit, Renato Hoxhaj. 58 vjeçari u gjet i vrarë rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës. Viktima punonte si roje në një pallat në ndërtim e sipër pranë banesës së tij në lagjen 'Hajro Çakërri" të këtij qyteti dhe nuk rezultonte me precedentë penalë. Forcat e policisë dhe një grup hetimor po punon për të mbledhur provat ndërsa mësohet se zona është e rrethuar me kamera sigurie pamjet e të cilave pritet të verifikohen nga policia.  
Burimi: Syri.net