
Vlorë/ Piktura shkëmbore e Lepenicës shpallet në mbrojtje paraprake! Arkeologu: Një dëshmi e rrallë e…
👁8322
Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale shpalli statusin e mbrojtjes paraprake për Shpellën e Shkruar të Lepenicës, si një hap paraprak drejt shpalljes Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Piktura shkëmbore e “Shpellës së Shkruar të Lepenicës” është një dëshmi e rrallë e artit shkëmbor prehistorik, e vetmja e identifikuar deri më tani në Shqipërinë Jugperëndimore. Propozimi u bë mbi bazën e punës së realizuar nga arkeologu Prof. Dr. Muzafer Korkuti, për dokumentimin dhe studimin e pikturës në vitin 1984, si dhe mbi bazën e punës për ridokumentimin e saj, të realizuar nga projekti shqiptaro-spanjoll “Lepenica” bashkëpunim i DRTK Vlorë,...
Burimi:
Gijotina.com