Vlorë/ I vendoset lëndë plasëse automjetit të administratorit të Shushicës
Një automjet në pronësi të administratorit të njësisë administrative Shushicë është dëmtuar gjatë natës në fshatin Llakatund të Vlorës, dyshohet nga shpërthimi i një lënde plasëse. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50, ndërsa automjeti i përket Igli Bimajt, 29 vjeç, banues në Shushicë, i cili e kishte parkuar pranë banesës së tij. Ndërkohë, bëhet me dije se vetëm pak ditë më parë, 29-vjeçari ka pasur edhe konflikte fizike, ku disa banorë të zonës dyshohet se e kanë dhunuar. Sipas informacionit paraprak të Policisë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Burimi:
javanews.al