Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Vlorë, Gjiknuri me banorë të Rajonit 3: Dje tërhiqja “qerren”, sot pranoj me përulësi ta shtyj atë drejt fitores më të thellë
Damian Gjiknuri zhvilloi takim me banorë të Rajonit 3 në qytetin e Vlorës. Në takimin e zhvilluar në sheshin “Tre Racat” kishte pjesëmarrje masive të socialistëve, kontributorëve ndër vite, anëtarëve dhe simpatizantëve të rajonit dhe jo vetëm. Damian Gjiknuri në fjalën e tij pohoi se, “Na keni besuar, na keni mbështetur dhe na keni bërë krenarë për t’ju përfaqësuar në Vlorë. Kandidoj në listë të hapur dhe energjinë dhe forcën e marr nga mbështetja e qytetarëve të Vlorës. Më 11 Maj kemi një motiv shumë të fortë për të votuar për Partinë Socialiste. PS në Vlorë ka bërë shumë punë të mira, edhe ky shesh, tek “Tre Racat”, është vepër e kësaj qeverisje, si shumë gjëra të tjera, të cilat vlonjatët i ndjejnë përditë. Mos...