Vlorë/ Aksident në orët e para të mëngjesit, 5 persona në spital

Vlorë/ Aksident në orët e para të mëngjesit, 5 persona në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar në orës 6-45 min në zonën e quajtur Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Në aksident janë përfshirë një mjet tip fiat dhe nje wollavagen cili transportonte gjashtë persona. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas përplasjes njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Sipas informacioneve paraprake të policisë, pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit. Dyshohet se të plagosurit janë shtetas të huaj, me origjinë indiane dhe afgane, të cilët në momentin e aksidentit po udhëtonin drejt vendit të tyre të punës. Mësohet se personat po shkonin drejt punes , ku ishin të punësuar. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa është kërkuar edhe ndihma...