Vlorë – 46-vjeçari dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati

Vlorë – 46-vjeçari dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje tragjike është shënuar sot rreth orës 14:00 në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, një 46-vjeçar, i identifikuar si G. D., dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte, duke humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP” Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”
Burimi: Fieriweb.com