‘Vlora thahet për ujë’, Blushi: Agjencia e Mjedisit e BE shpall 84% të ujrave për notim të ndotura

‘Vlora thahet për ujë’, Blushi: Agjencia e Mjedisit e BE shpall 84% të ujrave për notim të ndotura

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë deklaroi këtë të martë se: "Qeveria e turpit kombëtar, “Rilindja” e mashtrimeve dhe abuzimeve të përbindshme, e ka fundosur Shqipërinë në një tjetër rekord të zi, kësaj here në turizëm. Raporti tronditës i Agjencisë Europiane të Mjedisit tregon realitetin e hidhur që propaganda nuk e mbulon dot më: vetëm 16% e ujërave në Shqipëri janë të përshtatshme për notim me cilësi të shkëlqyer, ndërsa 84% janë një turp kombëtar dhe një rrezik për shëndetin publik, ujëra të ndotura njësoj si higjiena personale e Edi Ramës dhe si kjo qeverisje që kundërmon dhe u ka zënë frymën shqiptarëve të ndershëm dhe patriotë. Turizmi shqiptar po lëngon, jo nga mungesa e bukurive natyrore, por nga korrupsioni, paaftësia, babëzia dhe shpërfillja kriminale...