Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vlora mbulohet nga tymi, fusha e mbetjeve përsëri në flakë, digjet edhe eskavatori
Re tymi dhe flakë janë parë në zonën ku ndodhet fusha e mbetjeve, e cila edhe si më parë, ka shpërthyer në vatër zjarri masive. Flakët kanë pasur një vatër aq të gjerë në sipërfaqe, saqë kanë përfshirë dhe djegur gjithashtu një nga eskavatorët (skrep) që punonte në fushën e mbetjeve. Report TV, nëpërmjet gazetarit Armand Xhelili, ka siguruar edhe pamjet e zjarrit masiv në fushën e mbetjeve, që po djeg gjithçka. Shtëllungat e tymit të zi, të favorizuara edhe nga era, janë shpërndarë në të gjithë hapësirën ajrore dhe i janë drejtuar zonave të banuara të qytetit. Nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa autoritetet janë vënë në lëvizje pas sinjalizimit për shuarjen e flakëve. Hera e fundit që kjo zonë u përfshi nga flakët...