No Image Available

Vlora Hyseni fikte radarët për Ergys Agasin, por bashkëjetonte me Ron Yeffet? Berisha nxjerr një anë tjetër të historisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të reja lidhur me marrëdhëniet mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, biznesmenit Ron Yeffet, biznesmenit Ergys Agasi dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se Hyseni, e pyetur për raportet e saj me Ergys Agasin, ka mohuar të ketë pasur një lidhje të veçantë me të. Sipas Berishës, në të njëjtën përgjigje ajo ka deklaruar se bashkëjetonte me biznesmenin Ron Yeffet. Duke iu referuar këtij pretendimi, kreu i PD-së ngriti pikëpyetje mbi ndikimin që, sipas tij, Yeffet dhe Agasi kishin mbi struktura të rëndësishme shtetërore. “Ron Yeffet kontrollonte kokë e këmbë Lubi Ballukun. Të gjitha firmat”, deklaroi Berisha, duke pretenduar se biznesmeni kishte ndikim edhe mbi vendimmarrjen e ministres së...