Vlora Hyseni e akuzoi për takime me agjentë serbë, Klodiana Lala: Kundërsulm me gjuhë vulgare

Vlora Hyseni e akuzoi për takime me agjentë serbë, Klodiana Lala: Kundërsulm me gjuhë vulgare

Vlora Hyseni dhe Klodiana Lala TIRANË-Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar pas përplasjes me ish-drejtoreshën e SHISH në ambjenetet e GJKKO, ku Vlora Hyseni e akuzoi për takime me agjentë serbë në hotelin 'Rogner'. Teksa i Lala i drejtonte pyetjen, Hyseni iu përgjigj gazetares me akuzën e fortë se është takuar me agjentë serbë në hotel. "Klodi, si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner”, tha Hyseni. Pas akuzave nga Hyseni, gazetarja Lala shprehet se Hyseni ka zgjedhur të kundërsulmojë gazetarët me shantazh. “Ka zgjedhur të kundërsulmojë me gjuhë vulgare ndaj gazetarëve duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme” tha Klodiana Lala në një lidhje live për News24.