Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vlora hap sezonin turistik, qyteti bregdetar, destinacion për të huajt
👁12359
Sezoni turistik veror në qytetin bregdetar të Vlorës është hapur zyrtarisht me një koncert të zhvilluar në shëtitoren “Lungomare”, mbrëmjen e të shtunës. Mijëra qytetarë dhe turistë u mblodhën për të ndjekur performancat e artistëve të njohur të cilët krijuan një atmosferë elektrizuese. Gjatë ditës, eventi ofroi aktivitete të larmishme për fëmijët, me lojëra dhe animacione, ndërsa në mbrëmje, skena e madhe e vendosur në bregdet u kthye në epiqendrën e argëtimit për të gjithë të pranishmit. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, gjatë fjalës së tij, shprehu optimizmin për një sezon të suksesshëm turistik, duke theksuar pritshmëritë për një fluks...