Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vllaznia triumfon me përmbysje ndaj Vikingur, hedh një hap drejt kualifikimit
Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të turit të dytë të UEFA Conference League, duke mposhtur 2-1 skuadrën islandeze Vikingur Reykjavik në stadiumin “Loro Boriçi”. Sfida nisi me një tronditje për kuqeblutë, teksa islandezët kaluan në avantazh që në minutën e 10-të me anë të Gunnarsson, i cili realizoi me kokë pas një harkimi të saktë në zonë. Goli i hershëm i zgjoi vendasit, që tentuan të reagojnë në pjesën e parë, duke krijuar disa raste, por pa gjetur rrjetën. Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga Edi Martini u rikthye më e vendosur...