Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vjosa Osmani cakton datën e zgjedhjeve lokale, ja kur do të zhvillohen votimet në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 12 tetorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale. Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të propozimeve politike dhe analizës së afateve kushtetuese, me qëllim përgatitjen e plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). “Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore”, u tha në njoftimin e Presidencës së Kosovës. Caktimi i kësaj date, sipas Presidencës, synon që të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor...