Vjehrra denoncon humbjen e nuses 17-vjeçare të djalit

Vjehrra denoncon humbjen e nuses 17-vjeçare të djalit

Një denoncim i pazakontë është bërë në Policinë e Tiranës. Një grua e moshuar ka denoncuar humbjen e nuses së mitur të djalit të saj, duke kërkuar ndihmë. ”Kallëzoi shtetasja H. L., 65 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, bashkëshortja 17 vjeçe e djalit të saj. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje”, informon Policia. Nuk u dhanë detaje për dinamikën dhe rrethanat e ngjarjes së largimit dy ditë më parë të së miturës, por po bëhen kërkime nëpërmjet familjes, të njohurve, kontakteve telefonike apo dhe rrjetit social, për ta lokalizuar dhe zbardhur këtë ngjarje.
Burimi: Kohajone.com