Vjedhje rekord në Toskanë, grabiten 30 mijë shishe verë me vlerë 5 milionë euro –
Rreth 30 mijë shishe verë, me vlerë totale rreth 5 milionë euro, janë vjedhur nga një prej kantinave më prestigjioze të Italisë, Marchesi Antinori, raportojnë mediat italiane. Vjedhja ndodhi të shtunën në një magazinë të kompanisë në Toskanë, ndërsa kantina po përgatitej të dërgonte një ngarkesë për klientët jashtë vendit. Sipas raportimeve, të paktën shtatë persona të maskuar dyshohet se çaktivizuan alarmet dhe kamerat e sigurisë, më pas përdorën pirunët ngritës të kompanisë për të ngarkuar dy kamionë të mëdhenj me verërat e kuqe toskanike Tignanello, Solaia dhe Guado al Tasso. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Renzo Cotarella, i tha gazetës “Corriere della Sera” se kjo ishte vjedhja më e madhe e këtij lloji e regjistruar në Itali. “Një vjedhje e kësaj shkalle dhe vlere sigurisht...
Burimi:
javanews.al