Vjedhje makinash në Vlorë/ 2 të arrestuar, njëri tentoi të vidhte edhe një ‘Jeep’ në Orikum
Dy persona janë arrestuar në Vlorë, të dyshuar për vjedhje dhe tentativa për vjedhje automjetesh. M. D., 63 vjeç, u arrestua në lagjen “Pavarësia”, teksa dyshohet se po vidhte një automjet tip “Citroen”. Ndërsa D. L., 40 vjeç, dyshohet se ka vjedhur një automjet tip “Benz” në fshatin Bishan dhe më pas e ka braktisur në Orikum. Sipas policisë, i njëjti person dyshohet se disa orë më vonë ka tentuar të vjedhë edhe një automjet tip “Jeep” në Orikum. Dy rastet janë referuar në Prokurorinë e Vlorës, ndërsa vijojnë hetimet për të verifikuar nëse dy të arrestuarit lidhen edhe me vjedhje të tjera automjetesh. Njoftimi i Policisë: Vlorë/Finalizohen në 24 orët e fundit, dy operacione policore për zbardhjen e vjedhjeve të automjeteve. Arrestohen në flagrancë...
Burimi:
syri.net