Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjendet dhe sekuestrohet një celular

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjendet dhe sekuestrohet një celular

Një aparat celular iPhone është konstatuar në ambientet e përbashkëta të burgut të Shkodrës gjatë një kontrolli të ushtruar ditën e sotme, 13 nëntor. Kontrolli është kryer nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), në bashkëpunim me grupin e sigurisë së këtij institucioni. Njoftimi i plote: Sot në datën 13.11.2026, në IEVP Shkodër është ushtruar kontroll për sende të ndaluara nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në bashkëpunim me grupin e sigurisë së kësaj IEVP-je, nga ku është konstatuar në ambientet e përbashkëta një aparat celular iphone. Nga AMSEVP po kryhen veprimet e para procedurale, në përfundim të të cilave do dërgohen materialet për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë...