‘Prokura e vitit 2003 fundos Irena Gjokën’/ Kalaja zbardh dokumentet: 4 pasaporta në 2 vite dhe 2 ekspulse të padeklaruara

‘Prokura e vitit 2003 fundos Irena Gjokën’/ Kalaja zbardh dokumentet: 4 pasaporta në 2 vite dhe 2 ekspulse të padeklaruara

Në një intervistë për SYRI TV me Armela Ferkon, avokatja Adriana Kalaja ka zbardhur detaje të reja nga dokumentet dhe provat që, sipas saj, rëndojnë pozitat e gjyqtares Irena Gjoka. Kalaja publikoi detaje nga një prokurë e posaçme e vitit 2003, ku Gjoka identifikohet si bashkëshortja e Stefanaq Gjokës dhe autorizon përfaqësimin për heqjen e dy masave të dëbimit nga Greqia, ndërsa theksoi se dokumenti përmban edhe numrat e vendimeve përkatëse. Kalaja deklaroi se dokumentet e administruara nga SPAK-u konfirmojnë ekzistencën e këtyre akteve dhe ngriti dyshime për përdorimin e katër pasaportave brenda dy viteve, gjatë kohës kur ndaj Gjokës pretendohet se ishte në fuqi një ndalim 10-vjeçar i hyrjes në zonën Shengen. Ajo tha se ka depozituar kallëzim penal shtesë dhe kërkoi hetim edhe...