Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vjedh paratë në një objekt kulti në Salari, policia ndalon hajdutin nga Memaliaj
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 66 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një objekt kulti në fshatin Salari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.