Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret në kryeministri presidentin francez Macron

Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret në kryeministri presidentin francez Macron

Kryeministri Edi Rama priti mëngjesin e kësaj të shtune në kryeministri presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Të dy udhëheqësit shtrënguan duart dhe realizuan një foto zyrtare, përpara se të zhvillonin një konferencë të përbashkët për shtyp. Presidenti Macron ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare më 17 maj, pas pjesëmarrjes së tij një ditë më parë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, të mbajtur në Tiranë. Kjo është vizita e tij e dytë në vendin tonë brenda një periudhe të shkurtër kohe, por e para që e shoqëron edhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron. Në orën 09:30 është planifikuar nënshkrimi...
Burimi: Sot.com.al