Vizita izraelite dhe dhuna në Tiranë: rastësi në kalendar apo diçka më shumë?

Vizita izraelite dhe dhuna në Tiranë: rastësi në kalendar apo diçka më shumë?

Më 12 tetor, ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, takoi në Tiranë kryeministrin Edi Rama. Një ditë më pas, më 13 tetor, protestat u përshkallëzuan në përplasje të dhunshme. Kjo afërsi datash ngre një pyetje: a kemi të bëjmë thjesht me një rastësi? Kronologjia është e dokumentuar; një lidhje mes dy ngjarjeve mbetet e paprovuar, shkruan gazeta ”The Times of Israel”. Në Izrael mendohet se pas protestave fshihet dora e Presidentit turk Erdogan që tashmë ka prishur marrëdhëniet me kryeministrin Rama, pas dashurisë së tij të hapur me Izraelin. Pyetja merr kuptim në sfondin e përplasjes së fortë politike mes Ankarasë dhe qeverisë izraelite. Turqia ka kundërshtuar publikisht politikat e Izraelit, duke i cilësuar si burim tensioni dhe destabiliteti rajonal. Ndërkohë, afrimi i Tiranës...