Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratat e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Tiranë. Në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me gazetaren Ola Bruko, Lubonja tha se mesazhet e zyrtares europiane për sukseset e Shqipërisë nuk përputhen, sipas tij, me realitetin që po shprehet përmes protestave të zhvilluara prej muajsh. Lubonja u shpreh se ndërsa në Shqipëri vijon protesta kundër klasës politike dhe zhvillimeve të 35 viteve të fundit, zyrtarët europianë vijnë në vend dhe flasin për arritje. Ai kritikoi edhe vetë figurën e presidentes së Komisionit Europian, duke e cilësuar si “politikane të dështuar” dhe duke përmendur pakënaqësitë ndaj saj në Itali. “Këta politikanë europianë janë të dështuar. Von der Leyen është një figurë e dështuar,...