“Ndihem budalla që shpenzova kaq shumë para për Trumpin dhe aleatët e tij”, Elon Musk distancohet nga MAGA
Elon Musk po distancohet nga lëvizja MAGA dhe mbështetja e tij për Donald Trumpin, pasi republikanët pësuan humbje të thella në zgjedhjet e fundit. Miliarderi pranoi se ndihet i zhgënjyer nga qindra milionë dollarët që shpenzoi për të ndihmuar kandidatët republikanë të fitonin zgjedhjet.Gjatë një interviste, Musk deklaroi hapur se nuk e konsideron veten pjesë të lëvizjes MAGA.“Unë nuk jam MAGA”, tha Musk.“Nuk jam i sigurt se çfarë do të thotë MAGA, por nuk mendoj se jam pjesë e saj, nëse kjo nënkupton bindje të verbër ndaj një grupi politikash të Partisë Republikane. Mendoj se të dyja partitë kanë anët e tyre pozitive dhe negative”, shtoi ai.Musk shpenzoi më shumë se 400 milionë dollarë për kandidatët republikanë të mbështetur nga Trump në zgjedhjet e nëntorit....
Burimi:
sarandanews.com