“Vivaldi” vjen në Lezhë, koncerti recital i violinistes së shkollës Besëlidhja

“Vivaldi” vjen në Lezhë, koncerti recital i violinistes së shkollës Besëlidhja

Në një mbrëmje të mbushur me emocione dhe art, salla e Pallatit të Kulturës në Lezhë u shndërrua në një tempull muzike, ku tingujt e violinës sollën emocion dhe admirim tek çdo i pranishëm. Artdashës, prindër, mësues e përfaqësues të jetës kulturore e institucionale u mblodhën për të ndjekur koncertin e parë recital të violinistes së re Melisa Figuri. E shoqëruar nga Orkestra e Harqeve e Radio Televizionit Shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, Melisa interpretoi një repertor të përzgjedhur me shumë kujdes, që përfshinte vepra nga kompozitorë të njohur si Vivaldi, Sarasate, Accolay dhe Kreisler. Performanca e saj...
Burimi: Top-Channel.tv