“Vitin tjetër më shumë investime”- Buxheti dhe paketa për vitin 2027, ministri Malaj: 4% rritje ekonomike, 2.2 miliardë euro investime!
Komisioni i Ligjeve i ka dhënë dritën jeshile duke miratuar në parim projektligjin për paketën dhe buxhetin e vitit 2027. Ministri i Financave Petrit Malaj theksoi se për vitin që vjen parashikohen më shumë investime publike dhe fondi i vënë në dispozicion është mbi 200 miliardë lekë. Edhe sektori i bujqësisë do të marrë më shumë para. Sipas kreut të financave fondi i këtij dikasteri shtohet me 1.1 mld lekë të cilat do të shkojnë për mbështetjen e fermerëve. Ndërkohë në komisionin e Ekonomisë Banka e Shqipërisë ka vlerësuar buxhetin dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Sipas saj, projektbuxheti i ri krijon hapësirë për më shumë investime në sektorët prioritarë si dhe ruan qëndrueshmërinë fiskale ndërsa paketa e re nuk pritet të ushtrojnë presion...
Burimi:
javanews.al