Vitia vlerëson shfaqjen “HOPE” të Baletit Kombëtar: Një mesazh për gratë që përballen me kancerin e gjirit

Vitia vlerëson shfaqjen “HOPE” të Baletit Kombëtar: Një mesazh për gratë që përballen me kancerin e gjirit

Përmes vallëzimit, ritmit dhe gjuhës së trupit, artistët e Baletit Kombëtar të Kosovës sollën një rrëfim emocional për sfidat me të cilat përballen gratë e prekura nga kanceri i gjirit, nëpërmjet shfaqjes “HOPE”. Shfaqja, e cila u prezantua sonte, trajtoi përmes artit dhimbjen, guximin dhe shpresën e grave që kalojnë nëpër këtë betejë, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm ndërgjegjësimi dhe solidariteti. Për këtë paraqitje artistike, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shprehu mirënjohje për koreografin Sead Vuniqi dhe të gjithë artistët e Baletit Kombëtar të Kosovës, të cilët përmes performancës sollën në vëmendje rëndësinë e mbështetjes për gratë që përballen me kancerin e gjirit. Mesazhi i shfaqjes ishte se asnjë grua nuk duhet të ndihet e vetme në këtë rrugëtim dhe se solidariteti, mbështetja dhe...