Vitet kur shqiptarët sundonin Jerusalemin: U pritën si çlirimtarë, sollën barazi për të gjithë

Vitet kur shqiptarët sundonin Jerusalemin: U pritën si çlirimtarë, sollën barazi për të gjithë

Nga: Bajram Peçi Jerusalemi dhe shqiptarët, ç’lidhje mund të kenë mes tyre? Asnjë! Janë jo pak, por 1736 kilometra larg njëri-tjetrit. Por… mos u nxitoni! Prisni aq sa të keni kohë të shfletoni historinë mijëravjeçare të qytetit të Davidit dhe Solomonit, të Jezu Krishtit dhe profetit Muhamed dhe do të shihni se Qyteti i Shenjtë ka qenë zotërim i shqiptarëve nga viti 1831 deri në vitin 1840. Sulltani i perandorisë që shtrihej në tre kontinente, asaj Otomane, Mahmudi II, ndonëse me masakrën e 10 qershorit të vitit 1826 mendoi se do t’i jepte fund pushtetit të jeniçerëve, ku shqiptarët kishin pozitat sunduese, nuk mund ta parashikonte dot se një ditë, tetë vjet më pas, shqiptarët do të ishin përsëri kërcënimi më serioz i fronit dhe...