Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Vishkulli në operim për syrin, grupi Tifozët Kuq e Zi: Në ballë të atdheut për një Shqipëri më të mirë

Grupi i tifozëve Kuq e Zi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me Erjon Vishkullin, të riun që mbeti i lënduar në sy gjatë protestës së sotme. Në mesazhin e tyre, tifozët theksojnë se të rinj si Vishkulli zgjedhin të angazhohen për vendin dhe për një Shqipëri më të mirë, pavarësisht se nuk u mungon asgjë në jetën familjare. Ata i kanë shprehur solidaritetin të riut të lënduar, duke i uruar shërim sa më të shpejtë dhe duke e shoqëruar mesazhin me lutje për shëndetin e tij. “Erjon Vishkulli, si dhe shumë djem të tjerë që nuk u mungon asgjë në jetën familjare, i dalin në ballë Atdheut për një Shqipëri më të mirë. Shërim sa më të shpejtë. Lutemi për...