Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!
Rusia hodhi poshtë thirrjet për transparencë lidhur me vdekjen e një punonjëseje laboratori nga murtaja në Siberi, ndërsa dolën raportime për një rast të dytë infeksioni. Rospotrebnadzor, organi mbikëqyrës i shëndetit publik i Rusisë, tha se nuk shihte asnjë rrezik epidemie pas vdekjes së një punonjëse 28-vjeçare të Institutit të Kërkimeve Kundër Murtajës në Irkutsk, e identifikuar si Darya Shipilova. Ajo vdiq javën e kaluar në qytetin Shelekhov pranë Irkutskut. Agjencia tha se Shipilova ishte vaksinuar dhe kishte imunitet ndaj infeksioneve të rrezikshme me të cilat po punonte dhe se gati 5,000 teste laboratorike nuk kishin zbuluar patogjenë të rrezikshëm. “Më shumë se 90% e atyre që kishin kontakt me të kishin përfunduar monitorimin mjekësor,” tha agjencia. Kremlini hodhi poshtë raportet për një rast të...
Burimi:
javanews.al