Vila në Palasë “pika e nxehtë”/ SPAK thellon hetimet për Ballukun
Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, duke bërë të ditur se nga veprimet hetimore, metodat speciale të hetimit dhe provat dixhitale janë evidentuar fakte të reja penale në ngarkim të deputetes Belinda Balluku. Prokuroria e Posaçme bëri të ditur sot se ka siguruar prova të reja që lidhen me tenderin për Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës dhe një vilë në kompleksin “Green Coast” në Palasë, të cilën SPAK pretendon se është pasuri faktike e fshehur nga zonja Balluku. Njoftimi i SPAK: SPAK thellon hetimin dhe zbulon fakte te reja penale per procedimin penal 136 të vitit 2025 Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025,...
Burimi:
ntv.al