Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vijon zjarri në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit, tymi pushton zonën
Zjarri në landfillin e Elbasanit vijon të jetë aktiv edhe ditën e sotme, ndërsa flakët djegin mbetjet urbanë të shtatë bashkive. Zjarri që dyshohet të jetë vënë qëllimisht nisi pasditen e djeshme rreth orës 15:00, në zonën e njohur si “landfilli” pranë Inceneratorit të Elbasanit. Flakët e mëdha dhe shtëllunga të dendura tymi kanë pushtuar vendin, duke ndotur ajrin dhe duke vënë në rrezik banesat përreth. Era dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë situatën duke ndihmuar përhapjen e tymit dhe “erës” helmuese dhe rrezikun për shëndetin publik. Ndërkohë në terren janë angazhuar të gjitha forcat zjarrfikëse, gjithashtu është ndërhyrë nga...