Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vijon zjarri në Dukat, nis ndërhyrja nga ajri me dy avionët e ardhur nga Greqia
Zjarri në malin e fshatit Dukat ende nuk është vënë nën kontroll. Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për të shuar flakët, të cilat tashmë kanë hyrë në ditën e gjashtë. Zjarri ka djegur me dhjetëra hektarë me pisha, bredha dhe bimësi. Ndërkohë që ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë në Dukat deri në orët e vona të mbrëmjes duke ndjekur situatën nga afër, pasi flakët e zjarrit rrezikonin parkun Kombëtar të Llogorasë.