Vijon zjarri në Belishovë, dhjetëra hektarë të djegura

Vijon zjarri në Belishovë, dhjetëra hektarë të djegura

Vatra e zjarrit në Belishovë të Mallakastrës vijon të jetë aktive. Flakët, që kanë nisur që në mesditë, kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre, pisha dhe ullishte, duke shkrumbuar dhjetëra hektarë. Shërbimet zjarrfikëse, të ndihmuara nga mjetet e ushtrisë, po punojnë në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer kodrinor. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve në disa drejtime, duke e bërë të vështirë izolimin dhe vënien nën kontroll të tyre. Ndërkohë, aktive mbeten edhe vatrat e zjarrit në kodrat e Gorishovës, por me intensitet më të ulët. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv