Vijon skandali! Teza e Matematikës publikohet përsëri vetëm pas 20 minutash

Vijon skandali! Teza e Matematikës publikohet përsëri vetëm pas 20 minutash

Sot mbi 27 mijë maturantë i janë nënshtruar provimit të Matematikës, pjesë e Maturës Shtetërore 2025. Ky është provimi i tretë, pas atij të Gjuhës Shqipe dhe Gjuhës së Huaj. Edhe kësaj here, rreth 20 minuta pas nisjes së provimit, teza është publikuar në rrjete sociale duke dëshmuar se Ministria e Arsimit ka dështuar sërish. Tashmë pritet si gjithmonë reagimi i Ministrisë së Arsimit, duke u justifikuar me pretendimet se kjo gjë nuk cënon procesin. Publikimi i tezave të provimeve të Maturës që duhej të ishin sekret vijojnë të bëhen publike.
Burimi: Gijotina.com