Vijon puna për parkingun nëntokësor te “Avni Rustemi, Veliaj: 210 vende të reja në zemër të Tiranës

Vijon puna për parkingun nëntokësor te “Avni Rustemi, Veliaj: 210 vende të reja në zemër të Tiranës

Vijon me ritme të larta puna për ndërtimin e parkingut nëntokësor me dy kate dhe kapacitet prej 210 vendesh parkimi në sheshin “Avni Rustemi”. Projekti është pjesë e transformimit të kësaj zone në një destinacion modern për qytetarët dhe turistët. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndarë pamjet nga punimet për Parkingun e ri i cili jo vetëm që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe problemin e parkimit në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, por do të integrohet edhe me rivitalizimin e Pazarit të Ri, i cili tashmë është shndërruar në një nga pikat më të gjalla kulturore, tregtare...
Burimi: Kohajone.com