Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vijon operacioni “SIGURIA DETARE”
Policia e Shtetit ka intensifikuar operacionet e saj në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, me qëllim garantimin e sigurisë në hapësirat ujore gjatë sezonit turistik. Në një njoftim zyrtar, bëhet e ditur se strukturat e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare kanë kryer kontrolle të përforcuara ndaj mjeteve lundruese, duke ndëshkuar shkeljet dhe ndërhyrë në raste emergjente. Gjatë javës së fundit janë kontrolluar 316 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të rënda, kryesisht për mungesë dokumentacioni dhe shkelje të perimetrit të sigurisë. Konkretisht, janë ndaluar 12 jet ski, 4 skafe, 2 gomone dhe...