Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë, garë e ashpër në PS dhe PD
👁8408
Po vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit, me një interes të lartë për rezultatet në listat e hapura, ku gara mes kandidatëve kryesorë është tepër e ngushtë. Në Partinë Socialiste, një “luftë” e ashpër po zhvillohet mes Blerina Gjylametit dhe Olta Xhaçkës, të cilat synojnë sigurimin e mandatit përmes votave preferenciale. Po ashtu, një garë tjetër e fortë është mes Xhemal Qefalisë dhe Ornaldo Rakipit, që ndodhen pranë njëri-tjetrit në numër votash. Edhe në kampin opozitar, në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti po përballen “kokë më kokë”, duke garuar në listën e...