Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vijon luhatja e tregjeve nga tarifat, e marta shënon rritje të lehtë të bursave në Evropë e Azi
👁12261
Tregjet globale vijuan luhatjet e mëdha edhe këtë të martë ndërsa investitorët po përpiqen të kuptojnë ndikimin dhe të përshtaten me tarifat e shpallura nga administrata amerikane një javë më parë. Pas katër ditësh rënie të vazhdueshme, tregjet europiane panë një rikuperim të lehtë sot. Bursa e Londrës shënoi një rritje me rreth 1.2 %, ajo e Frankfurtit në Gjermani me 1.3% ndërsa bursa e Francës me 1.8%. Zhvillimet e fundit vijnë pas takimit të një dite më parë të Këshillit Europian i cili propozoi kundër-tarifa prej 25% për një sërë mallrash amerikane, megjithëse vendet e bllokut mbeten të hapur...