Vijon “lufta” tregtare Kinë-SHBA, Pekini rrit tarifat për mallrat amerikane në 125%

Vijon “lufta” tregtare Kinë-SHBA, Pekini rrit tarifat për mallrat amerikane në 125%

Kina ka vijuar “hakmarrjen” kundër tarifave reciproke të presidentit amerikan Donald Trump duke njoftuar ditën e sotme rritjen e tarifave të saj për mallrat amerikane në 125% nga 84%, sipas një deklarate nga Komisioni i Tarifave Doganore të Këshillit Shtetëror. Pekini thotë se nuk do t’i përgjigjet asnjë tarife të mëtejshme të vendosur nga SHBA. “Edhe nëse SHBA do të vazhdojë të vendosë tarifa më të larta, kjo nuk do të ketë më kuptim ekonomik”, thuhet në deklaratë, sipas CNBC. “Me normat e tarifave në nivelin aktual, nuk ka më treg për mallrat amerikane të importuara në Kinë”, thuhet në deklaratë, duke...
Burimi: Vizionplus.tv