Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Vijon “lufta” Kosovë-Serbi/ Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiç: Po bën deklarata kërcënuese, nuk do paqe
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ashpër pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, i cili u shpreh se Serbia do të “përgjigjet ashpër” ndaj arrestimit të Igor Popoviq, i ndaluar për shkak se e quajti UÇK-në “organizatë terroriste”. Kurti i cilësoi këto deklarata si kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme, duke theksuar se Kosova është një shtet demokratik dhe ligjor, ku drejtësia vepron pa dallime etnike apo politike. “Republika e Kosovës është demokratike dhe ligjore me pushtete të ndara, institucione të konsoliduara e zbatim të barabartë të ligjit. Sundimi i ligjit nuk diskriminon sipas etnisë, pozitës apo...