Vijon gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, 7 kandidatët zhvillojnë dy testime brenda ditës

Vijon gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, 7 kandidatët zhvillojnë dy testime brenda ditës

Vijon sot gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku 7 kandidatët do të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme paraditen e sotme. Në këtë fazë të rëndësishme, kandidatët do të zhvillojnë testin me ese, me kohëzgjatje 60 minuta, si dhe testin logjik, që do të zgjasë 45 minuta. Të dyja testet janë pjesë e procesit të vlerësimit profesional dhe analitik të kandidatëve për një nga pozicionet më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë penale në vend. Ndërkohë, SPAK ka njoftuar edhe për fazën pasuese të garës. Kështu, të njëjtët kandidatë do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, i cili shërben...
Burimi: Kohajone.com