Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vijon gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për fazën e radhës të testimit
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë të ditur se gara për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) vijon me një fazë të re. Shtatë kandidatët që kanë kaluar në raundin e mëparshëm janë thirrur të paraqiten më 22 korrik, në ora 09:00, në zyrat qëndrore të SPAK. Në këtë fazë, kandidatët do t’i nënshtrohen provimit me ese, i cili është pjesë e procedurës përzgjedhëse të drejtuesit të ardhshëm të këtij institucioni kyç në luftën kundër krimit të organizuar.