Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën për dosjen “Partizani”. Këtë të hënë, GJKKO do të vendoste nëse do e kalonte dosjen ose jo për gjykim, por ka vendosur ta shtyjë atë për në datën 19 maj, një javë pas mbajtjes së zgjedhjeve.
Në një deklaratë për medie, Genc Gjokutaj, avokati i kreut demokrat Sali Berisha, u shpreh se GJKKO ka rrëzuar kërkesën e tyre për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, ndërsa bëri me dije edhe gjobitjen e Berishës me 10 mijë lekë të reja.
“Sot ishte seanca ku ne vijmë nga një rrëzim kërkese për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi. Kërkesa u bë nga ne avokatët dhe është gjobitur zoti Sali Berisha me 10 mijë lekë të reja, ndërsa ai nuk ka firmosur fare”, tha Gjokutaj.
Vijon “cirku” me dosjen “Partizani”, GJKKO shtyn sërish seancën për Berishën, por e gjobit me 10 mijë lekë
