Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vijon aksioni “Plazh i lirë”/ Lirohen hapësirat publike në Vlorë dhe Fier, procedohet pronarët e subjekteve
Pamje nga policia VLORË- Policia e rendit ka intensifikuar kontrollet në terren për verifikimin e dokumentacionit të plazheve private në qytetin e Vlorës. Blutë kanë konstatuar parregullsi në një plazh në zonën e Lungomares, ku gjatë mëngjesit të sotëm kanë hequr 40 çadra dhe 80 shezlongë. Tashmë, hapësira prej rreth 500 metra katrorë do të kthehet tashmë në plazh publik, ndërsa mësohet se aksioni nuk është kundërshtuar nga pronari i subjektit. Po ashtu, edhe në Fieri ka vijuar aksioni për lirimin e hapësirave publike në vijën bregdetare të Semanit. Policia bën me dije se 3 persona do të hetohen në gjendje të lirë...