Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, shembet ndërtesa 2 katëshe
Dita e pestë e ndërhyrjes për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit është shoqëruar me tensione. Gjatë operacionit të përbashkët të Policisë së Shkodrës, IKMT-së dhe Bashkisë, disa banorë, në shenjë revolte, kanë hedhur kokteje molotov në drejtim të mjeteve të inspektoratit. Për fat të mirë, nuk është raportuar për persona të lënduar. Aksioni, i cili po zhvillohet në një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë natyrore dhe kulturore të vendit, ka përfshirë deri më tani prishjen e një ndërtese 2-katëshe me strukturë betoni dhe guri, si dhe disa objekte të ndërtuara prej druri....