Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vijojnë sulmet në Gaza, 68 viktima në 24 orët e fundit, 56 prej tyre humbën jetën teksa prisnin në pikat e shpërndarjes së ndihmave
Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi të martën se 68 persona u vranë nga zjarri izraelit në pjesë të ndryshme të enklavës palestineze. Nga 68 të vdekurit, 56 vdiqën ndërsa prisnin shpërndarjen e ndihmës humanitare. Sipas zëdhënësit të Mbrojtjes Civile, Mahmoud Bassal, 30 persona u vranë nga zjarri izraelit pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash në periferi të Khan Yunis. Nga ana e tij, një zëdhënës ushtarak izraelit i tha Agjencisë Franceze të Lajmeve se ushtarët qëlluan “të shtëna paralajmëruese” pranë Khan Yunis kur u përballën me një turmë palestinezësh që lëviznin drejt tyre, por nuk raportoi ndonjë viktimë. Top Channel