Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, të paktën 27 viktima, përfshirë disa fëmijë
Të paktën 27 palestinezë, përfshirë disa fëmijë, u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës të dielën, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile. Sipas një zëdhënësi të organizatës së ndihmës së shpejtë në Rripin e Gazës, sulmet, të cilat u zhvilluan para agimit dhe herët në mëngjes, kishin në shënjestër kryesisht shtëpitë dhe kampet për personat e zhvendosur. Në Qytetin e Gazës, pesë palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë në një sulm natën në një shtëpi në kampin Sati, ndërsa dy sulme të tjera në një tjetër shtëpi vranë tre persona, përfshirë një fëmijë, tha zëdhënësi i Agjencisë së...