Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vijojnë sulmet izraelite në gaza/ 24 të vdekur pas bombardimit të një shkolle, mes viktimave ka dhe fëmijë
👁8929
Të paktën 24 palestinezë, përfshirë fëmijë, humbën jetën gjatë dy sulmeve të ndara ajrore izraelite gjatë natës në Rripin e Gazës, raporton Mbrojtja Civile e Gazës dhe mjekët lokalë. Një nga sulmet më shkatërrues ishte drejt shkollës Fahmi Al-Jargawi në qytetin e Gazës, që strehonte qindra familje të zhvendosura nga qyteti Beit Lahia, i cili aktualisht është nën presion të fortë ushtarak izraelit. Mbrojtja Civile raportoi se në këtë sulm u gjetën 20 trupa, përfshirë shumë fëmijë, me dëmtime të rënda, për shkak të zjarreve që përfshinë dy klasa të shkollës, të shndërruara në banesa emergjente. Ushtria izraelite (IDF) njoftoi...