Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, 11 të vdekur në Khan Younis, 3 prej tyre fëmijë

Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, 11 të vdekur në Khan Younis, 3 prej tyre fëmijë

Njëmbëdhjetë persona humbën jetën, përfshirë tre fëmijë të vegjël, në një sulm izraelit gjatë natës në kampin e refugjatëve palestinezë të Khan Yunis, njoftoi sot agjencia e mbrojtjes civile të Gazës. “Njëmbëdhjetë persona u vranë pas një bombardimi në shtëpinë e familjes Al-Bayram në kampin Khan Yunis”, tha për AFP-në Mahmoud Bashal, zëdhënësi i agjencisë së mbrojtjes civile të Rripit të Gazës, duke shtuar se midis tetë të vdekurve që janë identifikuar tashmë, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje të zgjeruar, janë një vajzë 1-vjeçare dhe dy foshnje 1-muajshe. Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende për sulmin. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv