Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Vig Shpuza: Hani “Vrima e zezë”
Erë e djegur biskotash me boronica.Gjunjë të njomur në drit’hëne.Trupat tanë në shtrat, si prej batice hedhur fetuse molisur. Të varrosa nën flokë bore pa emërpa të të quajtur kurrë dashuri…e tash çdo gjë është akute me Gusht. Si arritëm këtu?Shqepur dashurie, gërvishture me plagë stivuar si kukulla ruse. Ja guri.Ja zemra që huqi Hënën,tendosur – vena kozmike mbetur ajri. Ja puthja ime,ikur buzëve ‘tua,e vetëdijshme dhe e zbehur tek mërmërit: Event Horizon?A thua ‘gjithë dashuria e tretur,dashuria ruhet tek kjo “pikë pa kthim?” Tani thirre Kharon, lundro venën,atje, nën at’ çadër –të përjet’shme perëndimet dhe e artë rëra. Të nisemi për n’atë pikëe dashur,e kurrë t’mos kthehemi prapë. ObserverKult Lexo edhe: Philip Larkin: E dashur, erdhi çasti i ndarjes